Serbia goditet nga stuhia

Pas Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me bubullima dhe erë të stuhishme kanë mbërritur në Serbi.
Qyteti i parë që u godit ishte Sombori, ku erërat e forta rrëzuan pemët. Shi me bubullimë gjithashtu kishte në Suboticë, raporton Danas, përcjell Telegrafi.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shohim dëmet në qytetin Novi Sad.
Sipas një videoje, qendra e qytetit të Novi Sadit ishte mbuluar tërësisht nga errësira e stuhisë. Një tjetër, tregon se si çatia e një shtëpie u shkul tërësisht nga erërat e forta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































