LAJMI I FUNDIT:

Serbia frikësohet se Rumania mund ta njoh Kosovën

Serbia frikësohet se Rumania mund ta njoh Kosovën

Serbia ka frikë se fitorja e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare në Rumani do të mund të sjell në rend dite çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

Ish-kryeministri i Rumanisë, socialdemokrati Viktor Paneta, gjatë mandatit të tij në dy raste kishte kishte përmendur ndryshimin e qëndrimit dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë Kosovës, shkruan gazeta serbe “Sputnik”, transmeton Telegrafi.


Dushan Prorokoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Alternativa Strategjike, thotë se partia e cila do të formojë qeverinë do të ketë presion të madh nga Washingtoni dhe Brukseli për njohjen e Kosovës.

“Politikanët rumunë po e testojnë opinionin publik nëse mund të ndryshohet diçka në këtë dejtim. Gjermania është shumë e interesuar që Rumania ta ndryshojë qëndrimin e saj dhe në këtë kontekst Rumanisë i janë ofruar disa privilegje që kanë të bëjnë me statusin e saj të ardhshëm në BE”, tha Prorokoviq.

Rumania është njëri nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/