LAJMI I FUNDIT:

Serbia deshi ta helmojë tokën e Kosovës

Serbia deshi ta helmojë tokën e Kosovës

Javën e kaluar Agjencia e Ushtrimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), respektivisht Inspektorati Finosanitar ka asgjësuar në Podujevë më shumë se 29 mijë e 600 fidanë të mjedrës, të cilat ishin importuar nga Serbia dhe ishin destinuar të shiten në tregun e Kosovës.

AUV kishte thënë se asgjësimi i mjedrave u bë me arsyetimin se ishin të infektuara me sëmundjen e kancerit të rrënjës, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), Lamir Thaçi ka thënë për Indeksonline se fidanët e Mjedrës të cilat janë asgjësuar, kanë rezultuar pas analizave laboratorike pozitiv me sëmundjen e kancerit të rrënjës Agrobacterium tumefaciens.


Sipas tij, pas kësaj, inspektorati ka ndërmarr menjëherë masën e asgjësimi i tyre, që ishin mijëra rrënjë.

“Fidanët e Mjedrës me sëmundjen e konstatuare pas asgjësimit nuk paraqesin rrezik. Po të ishin mbjell të infektuara përveç dëmeve ekonomike që kishin shkaktuar për shkak të mos mbirjes, po ashtu edhe sipërfaqet e mbjella të tokës ishin infektuar. Në secilin vende ku konstatohet ky dëmtues nuk preferohet që të mbillet kjo kulturë për 5 vitet e ardhshme”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ky dëmtues me Ligjin e Mbrojtjes se bimëve Nr. 04L-120, është dëmtues karantinë.

AUV njofton se në secilin rast kur ka prezencë të sëmundjeve karantine tek bimët, inspektori nxjerr vendim për asgjësim të tyre, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe dëmtimin e fermerëve.