Autoritetet në Serbi kanë deklaruar se kanë arrestuar dy shtetas të Kosovës në pikën kufitare në Horgoshit, në hyrje të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se të arrestuar janë H.E 1976 dhe B.E 1973, ndërkaq sipas tyre ata dyshohen “për krime kundër popullatës civile”.


Të dy shtetasit e Kosovës raportohet se u ndaluan për 48 orë.

Telegrafi i ka shkruar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për të marrë informacione shtesë dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/