LAJMI I FUNDIT:

Serbi demolon, shkollën, xhaminë, ambulancën dhe disa shtëpi në Novobërdë (Foto)

Serbi demolon, shkollën, xhaminë, ambulancën dhe disa shtëpi në Novobërdë (Foto)

Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një serb ka sulmuar dhe demoluar shkollën e fshatit, ambulancën, xhaminë dhe disa shtëpi private.

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, e ka konfirmuar sulmin e ndodhur, por nuk ka mundur të japë detaje se me çfarë është kryer sulmi nëpër këto objekte dhe për çfarë arsye.


Ndërsa imami i fshatit, Nazmi Gashi, ka deklaruar se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë.

“Te gjitha gjërat në xhami janë dëmtuar; ka ndodhur demolim i brendshëm. Gjithçka është dëmtuar, aparatet e rrymës, pjesa e brendshme, zhveshtorja etj. Sulmi është bërë nga një mjet i fortë”, ka thënë imami.

Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush.

Ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga sulmi që ka ndodhur në objektet tjera, apo shtëpitë private.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar se agresori është arrestuar.

Në konfirmimin e policisë nuk janë bërë të ditura motivet e këtij sulmi. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori