LAJMI I FUNDIT:

Serbët të pavendosur për zgjedhjet e 19 majit, shqiptarët i mirëpresin ato (Video)

Serbët të pavendosur për zgjedhjet e 19 majit, shqiptarët i mirëpresin ato (Video)

Në zgjedhjet e 19 majit që priten të zgjidhen kryetarët e katër komunave veriore, shqiptarët janë ata që i mirëpresin këto zgjedhje, kurse partitë politike serbe nuk kanë vendosur ende nëse do ta jenë pjesëmarrës.

Mirëpo edhe vet qytetarët serbë nuk po i mirëpresin zgjedhjet.


E njohësit e proceseve politike, thonë se për të qenë zgjedhjet e suksesshme, varet nga numri i votuesve që do të dalin.

Shpallja e zgjedhjeve për kryetar komune, në katër komunat veriore të vendit, po mirëpritet nga shqiptarët e asaj pjese, e cila është e banuar kryesisht me serbë.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Bashkim Cimili, thotë se zgjedhjet janë të mirëseardhura ngase tash e disa muaj komuna është ngulfatur.

“Prej 27 nëntorit kur është dorëhequr Kryetari i Mitrovicës veriore, është ngulfatur komuna. Edhe pse janë kryer disa shërbime si lëshimi i certifikatave etj., por kur kryetari nuk është në detyrë e konsideroj si ngulfatje e komunës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bashkim Cimili.

Edhe për Lavdim Pecin, zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në Zveqan, zgjedhjet janë të mirëpritura ngase thotë se shqiptarët e asaj pjese janë të diskriminuar.

“Kam mirëpritur shpalljen e zgjedhjeve. Këtë ua kam thënë hapur edhe në Kuvendin Komunal, sepse ka diskriminim ndaj popullatës shqiptare”, tha Lavdim Peci.

Mirëpo sipas lideres së Iniciativës “SDP” në Mitrovicën e Veriut, Ksenija Bozhoviq, ata nuk kanë vendosur ende nëse do të jenë pjesëmarrës në zgjedhje, ngase po kërkojnë siguri në zgjedhje.

“Partia jonë “SDP” së shpejti do të takohet me strukturat e saj dhe do të marrim një vendim për pjesëmarrjen tonë në këto zgjedhje sepse ende nuk kemi marrë ndonjë vendim konkret. Por ne do të monitorojmë situatën dhe presim mbështetje nga qeveria e Serbisë – gjithashtu presim edhe ftesën nga Presidenti Vuçiq ashtu sikurse Lista serbe, sepse edhe ne bëjmë pjesë në politiken e Kosovës. Ne ende nuk kemi vendosur për kandidatin që do ta përfaqësojë subjektin tonë në këto zgjedhje sepse gjithçka ndodhi shumë shpejtë”, deklaroi Ksenija Bozhoviq.

RTV Dukagjini, ka bërë përpjekje që të marrë edhe mendimet e serbëve që jetojnë në veri të vendit, nëse do të dalin në zgjedhje, mirëpo shumica prej tyre nuk kanë pranuar të flasin.

Megjithatë, ata që pranuan u përgjigjën shkurt se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Pikërisht për këtë, politologu, Emir Azemi thotë se për të qenë zgjedhjet e suksesshme, varet nga numri i votuesve serbë që do të dalin.

“Nuk mendoj se ka problem nga aspekti ligjor mbajtja e zgjedhjeve, por nëse nuk marrin pjesë komuniteti serb, atëherë do të vihej në pikëpyetje legjitimiteti i tyre, sepse do të ishte një dalje simbolike”, deklaroi Emir Azemi.

Kryetarët serbë të komunave, Mitrovicë e Veriut, Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si kundërshti për tarifën doganore 100% që qeveria e vendit kishte vendosur për prodhimet serbe dhe boshnjake. Ndërsa, 19 maji është caktuar si ditë për zgjedhje të kryetarëve të tjerë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori