LAJMI I FUNDIT:

Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit

Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Mirëpo, sipas vendimit për realizimin e kësaj është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

Sipas burimeve të Telegrafit bëhet e ditur se gjatë shpronësimit të tokave në fshatin Dren, disa qytetarë të komunitetit serbë kanë dal për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke protestuar.


“Disa qytetarë serbë të pakënaqur kanë dal për të protestuar për shpronësimin e tokave në fshatin Dren. Nuk ka bllokim rruge. Rruga është e lirë për qarkullim”, i ka thënë burimi Telegrafit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se aty është paraparë të ndërtohet një stacion kufitar policor.

“Referuar kërkesës suaj në lidhje me nisjen e punimeve në fshatin Dren në Komunë të Leposaviqit, ju njoftojmë se në këtë lokacion është duke u ndërtuar stacion i policisë kufitare, me qëllim të ofrimit të sigurisë së qytetarëve, menaxhimit kufitar dhe parandalimit të kontrabandës në këtë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

​Qeveria e Kosovës i shpall me interes të veçantë zonat Dren dhe Leshak
Lexo po ashtu ​Qeveria e Kosovës i shpall me interes të veçantë zonat Dren dhe Leshak

Ndryshe, më 16 janar 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori