LAJMI I FUNDIT:

Pas pengesës nga serbët, Mustafa arrin në ceremoninë e përurimit të urës

Pas pengesës nga serbët, Mustafa arrin në ceremoninë e përurimit të urës

E plotësuar: Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas pengesës që i bën serbët për të shkuar në përurimin e urës në Bistricë, tashmë ka arritur dhe pritet të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit.

Ekipi i kryeministrit Mustafa ka shfrytëzuar rrugët alternative për të arritur në përurimin e urës në Bistricë.


Serbët ia bllokojnë rrugën kryeministrit Mustafa, nuk e lejojnë të shkojnë veri

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa është i bllokuar në pjesën veriore të Kosovës, ku së bashku me KFOR-in është paraparë të marrin pjesë në përurimin e urës mbi lumin Bistricë.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur që KFOR-i është duke shikuar çdo mundësi që të sjell eskortën e Mustafës në përurimin e kësaj ure.

Rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare. Ata kanë penguar po ashtu edhe shkuarjen e komandantit të KFOR-it, Giovanni Fungo, megjithatë ky i fundit tashmë është në vendin ku do të përurohet ura.

Ndryshe, kjo urë lidhë komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori