LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Graçanicës votojnë në referendumin serb vetëm nëse mbahet në Kosovë

Serbët e Graçanicës votojnë në referendumin serb vetëm nëse mbahet në Kosovë

Qytetarët serbë të Graçanicës janë të gatshëm të votojnë në referendumin për ndryshimet kushtetuse të organizuar nga Serbia. Por, ata thonë që votojnë vetëm nëse referendumi mbahet edhe në Kosovë.

“Nëse hapen vendvotimet, po. Gjithçka varet prej Kuvendit sot, çfarë vendimi do të marrë dhe nëse lejojnë që të votohet në mjediset serbe, atëherë po, do të votoj”, thotë një qytetar serb.


“Vështirë që të mbahet ai referendum, pasi që për çdo ditë i dëgjojmë teksa thonë se nuk do të mundësohet të mbahet ai. Mendoj se nuk do të mbahet”.

Megjithatë ka edhe qytetarë që nuk duan të përfshihen farë në këtë proces.

“Jo, natyrisht që jo. Nuk votoj fare, nuk më intereson aspak politika”, tha një qytetar tjetër.

Edhe pas insistimit të ambasadorëve të QUINT-it, Qeveria e Kosovës vazhdon të mos e lejojë mbajtjen e referendumit të shtetit serb në Kosovë. Mirëpo, qytetarëve të saj që kanë dynënshtetësi u ka rekomanduar të votojnë me postë ose edhe në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

Pavarësisht kundërshtimit nga ekzekutivi kosovar, të premtën në mbrëmje për në Kosovë është nisur koordinatori zgjedhor serb, i cili është ndaluar nga Policia kufitare e Kosovë në Merdar.

Sipas këtij institucioni në pikën kufitare me Serbinë janë ndaluar një veturë dhe dy kamionë që dyshohet se bartnin material që do të përdorej për referendum. Policia njofton se materiali është dërguar në organet kompetente derisa gjatë personat janë kthyer prapa për në Serbi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese. /tch/

Për të ndjekur videon e kronikës klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori