Me sëpatë e të maskuar, pamje të frikshme kur tre persona sulmojnë drejtuesin e një automjeti (Video,+16)

Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi në internet të tre personave të maskuar që sulmojnë drejtuesin e një automjeti, madje njëri prej tyre e qëllon atë edhe me sëpatë.
“Daily Mail” shkruan se video është filmuar në Birmingam, ndërsa sipas disa komentuesve ajo është filmuar në Londër.
Në video, përcjell tch, drejtuesi i automjetit kërkon mëshirë nga tre personat e maskuar, ndërsa tenton edhe të mbrohet.
Deri tani, policia britanike ka thënë se nuk ka marrë asnjë telefonatë për ngjarjen.
I çuditshëm është guximi i një tjetër shoferi, i cili kishte ndaluar shumë pranë ngjarjes së tmerrshme dhe e filmon atë pa u trembur!
Nga
Telegrafi
03/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































