Folarin Balogun është padyshim sensacioni i këtij sezoni në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi anglez është huazuar nga Arsenali te Stade Reims dhe ka shkëlqyer, ku në 29 ndeshje në Ligue 1 ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.


Por përkundër që ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025, Balogun nuk pritet të rikthehet në Londër, pasi ofertat për të janë të shumta.

Folarin Balogun 2

21-vjeçari ka oferta nga katër kampionate të ndryshme si Ligue 1, Liga Premier, Serie A dhe Bundesliga.

Monaco, Lyon dhe Olympique Marseille e duan qëndrimin e tij në elitën e futbollit francez, derisa skuadrat si Milan, Roma dhe Atalanta po e kërkojnë në Serie A.

Balogun është dëshirë edhe e skuadrave angleze si Everton, Newcastle United, Aston Villa e West Ham United.

Folarin Balogun scaled

Ndërkohë në Gjermani sulmuesi qendror kërkohet nga Union Berlin, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Borussia Moenchengladbach.

Arsenali janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, por vetëm nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app