LAJMI I FUNDIT:

Senatori McCain, me “postim special” për vizitën e tij në Kosovë (Video)

Senatori McCain, me “postim special” për vizitën e tij në Kosovë (Video)

Senatori amerikan, John McCain, së fundmi ka realizuar edhe një vizitë në Kosovë. Me sa duket i kënaqur nga kjo vizitë, ai ka vendosur që rreth kësaj të bëjë edhe një “postim special” në Twitter.

Në një video të publikuar në Twitter, përcjell Telegrafi, ai ka veçuar nderimin që i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e nderuar senatorin me çmimin “Urdhri i Lirisë”.


“Gjatë kësaj jave, isha i nderuar të pranoj çmimin ‘Urdhri i Lirisë’ nga presidenti Hashim Thaçi”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky çmim, siç ishte thënë senatorit McCain i ishte ndarë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.

Gjatë vizitës së tij, senatori McCain, përveç takimeve me liderët vendorë, ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Senatori republikan kishte nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori