LAJMI I FUNDIT:

Senatorët amerikanë me porosi nga Serbia: Në dialog me kompromis, nuk mund të ketë zgjidhje pa dhënë e pa marrë diku 

Senatorët amerikanë me porosi nga Serbia: Në dialog me kompromis, nuk mund të ketë zgjidhje pa dhënë e pa marrë diku 

Pas takimit me senatorët amerikanë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka treguar detaje nga ajo çfarë kanë biseduar me Ron Johnson dhe Chris Murphy të cilët ishin në Kosovë, shkruan Blic në Serbi.

“Për ne ka rëndësi shumë të madhe çështja e Kosovës, por ne kemi biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale”, ka deklaruar Vuçiq para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se ka ripërsëritur qëndrimin që Serbia kërkon që të hiqet taksa për mallrat serbe e vënë nga autoritetet kosovare dhe se Serbia është për dialog.

Vuçiq tha se “u është falënderues senatorëve për angazhimin e dhënë për këtë rajon dhe dëshirën e madhe që e kanë që në këto hapësira të ruhet paqja”.

"Aleatët ndërkombëtarë duan arritjen e një marrëveshje me Serbinë"
Lexo po ashtu "Aleatët ndërkombëtarë duan arritjen e një marrëveshje me Serbinë"

“Beogradi është i gatshëm për çfarëdo lloj bisedimesh. Përmirësimi i raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve dhe paqja afatgjate janë interes i përbashkët – serbëve dhe shqiptarëve, si dhe i gjithë popujve që jetojnë në rajon”, ka shtuar presidenti serb.

Në anën tjetër senatori Ron Johnson, ka deklaruar se takimi me Vuçiqin ka qenë i mirë, dhe se ai së bashku me kolegun e tij kanë udhëtuar në Serbi për t’i dhënë përkrahje popullit serb dhe atij shqiptar.

“Serbia po ecë përpara, këtë e vlerësojmë dhe duam të inkurajojmë një gjë të tillë. Marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ekzistojnë me qëllim që të dy kombet të ecin përpara”, ka shtuar Johnson.

Senatori amerikan gjithashtu tha se përkrahin dialogun, dhe se nuk mund të ketë zgjidhje pa dhënë e pa marrë diku.

Senatorët amerikanë: Përkushtimi për dialog me Serbinë do të përfshijë zgjidhje të vështira
Lexo po ashtu Senatorët amerikanë: Përkushtimi për dialog me Serbinë do të përfshijë zgjidhje të vështira

“SHBA është mike e popullit serb, dhe për këtë duam të bëjmë çfarë është e munduar që ta përkrahim dialogun dhe dy popujt në këto bisedime ku duhet dhënë diçka që të merret diçka. Sigurisht se jo të gjithë do të jenë të kënaqur njësoj, por kur të arrihet marrëveshje, potenciale dhe benefitet e dy popujve do të jenë shumë të mira”, ka shtuar Johnson.

Ndërkaq senatori Murphy gjithashtu ka bërë të ditur se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nevojitet kompromis i madh, dhe se gjithçka mund të zgjidhet nëse dy palët bëjnë kompromis.

Murphy shtoi se pret që pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovës, shqiptarët të ndërmarrin hapa që dialogu të vazhdojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori