LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Gërvalla uron ambasadorin e ri amerikan Hovenier: Me padurim presim ardhjen e një miku të vërtetë

Ministrja Gërvalla uron ambasadorin e ri amerikan Hovenier: Me padurim presim ardhjen e një miku të vërtetë

Në korrik të këtij viti, ishte emëruar si ambasador nga presidenti Amerikan Joe Biden, kurse sot, Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Republikën e Kosovës.

Këtë emërim e ka mirëpritur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila i uroi mirësjeardhje ambasadorit të ri.

“Lajm i mirë nga Senati i SHBA. Jeffrey Hovenier emërohet si Ambasador i Amerikës në Kosovë. Mirë se erdhe në Kosovë, zoti Hovenier! Mezi presim të mirëpresim përsëri një mik të vërtetë të vendit tonë, në një përgjegjësi të re, të rëndësishme”, ka shkruar Gërvalla në Twitter, transmeton Telegrafi.

Hovenier, i cili zëvendëson ambasadorin Philip Kossnet, kishte dhënë kontribut të çmuar në konferencën e Rambujes për Kosovën.

Ambasadori i ri amerikan Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Hovenier, pas nominimit për ambasador, kishte deklaruar se prioriteti i tij do të jetë vazhdimi i mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori