Senati i Akademisë Universum, në Lugano të Zvicrës i dha plaketën e artë presidenciale dhe Diplomën e Doctor Honoris Causa si dhe Akademik honorabël pranë kësaj Akademie, shkrimtarit Fahredin Shehu

Fahredin Shehu edhe më herët, për punën e tij kreative, është shpërblyer me çmime të rëndësishme si: Medalje e artë nga Filipine për letërsinë si urë lidhëse mes kombeve, çmimi Veilero në Itali, çmimi Naaji Naaman në Liban etj.


65057793 2040675202907801 1207373361978540032 n

Shehu është autor i 18 librave të botuar ku nëntë prej tyre në Anglisht, Italisht, Serbisht, si dhe ka hartuar disa Antologji të poezisë bashkëkohore.

Është i përkthyer në dhjetëra gjuhë botërore si anglisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht, hebraisht, persisht, kinezisht, japonisht, bahasa, malteze, frisiane, bullgarisht, rumanisht, serbisht, maqedonisht, gjuhë rome etj., dhe ka marrë pjesë në shumë festivale botërore si në Maqedoni, Francë, Belgjikë, Itali, Malta, Izrael, Liban, Egjipt, Turqi etj.

Shehu është drejtor për kulturë të Inner Child Press International LTD. në New Jersey.

Fahredin Shehu është drejtor i festivalit ndërkombëtar të poezisë i cili mbahet tash e pesë vite, çdo shtator në Rahovec.

65691973 589903744748776 1319560901342265344 n

/Telegrafi/