LAJMI I FUNDIT:

Sëmundje e gjedhëve shfaqet në Kosovë

Sëmundje e gjedhëve shfaqet në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton për shfaqjen e sëmundjes Gungore të Lëkurës te gjedheve edhe në Kosovë. Sipas kësaj agjencie, është konfirmuar rasti i parë në fshatin Zhujë të Kamenicës.

Kjo sëmundje e cila ndryshe quhet “Lumpy Skin Disease”, është konfirmuar me anë të analizave të bëra në Institutin Kombëtar për Kërkime Veterniare Diagnostike në Sofje të Bullgarisë.


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi për parandalimin e përhapjes së sëmundjes edhe në komunat e tjera.

Për zbatimin e këtyre masave janë informuar të gjitha komunat e Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron qytetarët se sëmundja Gungore e Lëkurës të Gjedheve, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.