Celine Dion njoftoi anulimin e turneut ‘Courage World Tour’, ndërsa një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për CNN se ajo ndoshta nuk do të shkojë kurrë më në një turne muzikor.
“Ajo ka shumë dhimbje. Po bën terapi fizike çdo ditë”, ka pohuar burimi.
“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur jeni 100 për qind në formë. Nuk është e drejtë ndaj jush që vazhdimisht po i shtyj koncertet, por edhe pse më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të kthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, jam duke mos u dorëzuar… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”, kishte postuar këngëtarja në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Dion shtyu disa koncerte në dhjetor pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një gjendje që ajo tha se e pengon të “këndojë ashtu siç ishte mësuar”. Çrregullimi është një “sindromë e rrallë, progresive që prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”, sipas Institutit Kombëtar të SHBA-ve për çrregullime neurologjike dhe goditjen në tru.
“Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se është ajo që i shkakton të gjitha spazmat që kam pasur”.
“Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi gjatë ecjes dhe duke më penguar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, kishte thënë asokohe Celine.
Simptomat e sindromës së personit të ngurtë (SPS)
Simptomat e sindromës së personit të ngurtë mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vjet për t’u zhvilluar.
Ashpërsia dhe përparimi i SPS gjithashtu mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin.
Shenjat e para të gjendjes janë spazma me ndërprerje, të cilat më pas bëhen të vazhdueshme – megjithatë, ekspertët thonë se spazmat zakonisht nuk ndodhin gjatë gjumit.
Simptomat përfshijnë, stimuj të vegjël ndijorë – personat me këtë sindroma do të vërejnë se janë bërë më të ndjeshëm ndaj zhurmës, dritës dhe prekjes.
Të tjera simptoma për t’u kujdesur janë dhimbja, spazma e rëndë dhe frymëmarrje e dëmtuar (në raste të avancuara).
Shpjegimi i neurologëve
Në mbarë botën, sindroma e personit të ngurtë prek vetëm një në një milion njerëz, kryesisht midis moshës 20 dhe 50 vjeçare, me dy herë më shumë femra se meshkuj. Forma klasike dhe më e zakonshme e sindromës së personit të ngurtë karakterizohet nga ngurtësi e dhimbshme dhe luhatëse, kryesisht në muskujt, duke përfshirë shpinën, barkun dhe pjesën e sipërme të këmbëve. Pacientët gjithashtu përjetojnë spazma të dhimbshme të muskujve, ndonjëherë të shkaktuara nga prekja ose zhurma.
Fillimi i çrregullimit është zakonisht gradual dhe të sëmurët mund të përjetojnë një përkeqësim progresiv të simptomave. Përvoja e të jetuarit me sindromën e personit të ngurtë ndryshon nga personi në person, pasi varet nga ashpërsia e simptomave dhe përgjigja e dikujt ndaj trajtimit. Së fundi, sindroma e personit të ngurtë mund të ndikojë në aftësinë për të ecur, duke rritur rrezikun e rënies dhe nevojën për t’u mbështetur në mbajtëse ose për të ecur me karrige me rrota.
Sindroma e personit të ngurtë konsiderohet një çrregullim autoimun. Deri më sot, nuk ka shërim për këtë gjendje. Aktualisht, trajtimet synojnë përmirësimin e ngurtësimit dhe spazmave. Për trajtim përdoren lloje të ndryshme relaksuesish muskulorë. Dhe disa antikonvulsantë, të cilët përdoren për ta trajtuar epilepsinë.
Mjekët kanë ende shumë për të mësuar rreth sindromës së personit të ngurtë, por rritja e ndërgjegjësimit për gjendjen mund të çojë në një diagnozë më të hershme dhe në përshpejtimin e kërkimit. Pacientët me sëmundje më të lehtë ose ata që i përgjigjen mirë trajtimit mund të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të pavarur, me terapi. Për të tjerët, simptomat mund të mos kontrollohen plotësisht dhe mund të çojnë në paaftësi.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa herë që flasim apo marrim frymë, rreth 300.000 baktere hyjnë në gojë! Kur duhet t’i lani dhëmbët dhe sa shpesherë në ditë?
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një nutricionist
Ushqimet që kontribuojnë në shëndetin e trurit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit