LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja e cila vret! Këto simptoma tregojnë kancerin e shpretkës: Kë e kërcënon më së shumti kjo sëmundje

Sëmundja e cila vret! Këto simptoma tregojnë kancerin e shpretkës: Kë e kërcënon më së shumti kjo sëmundje

Kanceri i shpretkës është sëmundje e rrallë dhe kryesisht shfaqet me metastazën e karcinomës nga organet e tjera, pra këto janë simptomat të cilat tregojnë këtë sëmundje të rrezikshme

Në shumicën e rasteve karcinoma e shpretkës shfaqet te pacientët të cilët vuajnë nga limfoma apo leukemia, transmeton Telegrafi.


Ende nuk është i njohur shkaktari i saktë i kësaj sëmundjeje, mirëpo hulumtimet tregojnë që janë më të rrezikuar pacientët të cilët kanë problem me imunitetin dhe ata të cilët kanë prirje ndaj infeksioneve serioze.

Simptomat e karcinomës së shpretkës dallojnë varësisht nga personat, mirëpo më së shpeshti shfaqen këto shenja: shpretka e rritur, dhembja në pjesën e sipërme të majtë të stomakut, dobësim, humbje e shpejtë e peshës trupore, lodhje, temperaturë, djersitje gjatë natës dhe limfocite të shtuara në gjak.

Shumica e këtyre simptomave nuk duhet patjetër të tregojnë kancerin e shpretkës, mirëpo është me rëndësi të shkoni te mjeku në mënyrë që të bëni analiza plotësuese dhe të gjeni shkaktarin e këtyre simptomave.

Shpretka është një organ i vogël, nën diafragmë, pranë pankreasit dhe stomakut që luan një funksion të madh: transportimin e energjisë që përftojmë nga ushqimi, tek organet tona jetësore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori