LAJMI I FUNDIT:

Semi ia thotë direkt në emision Donaldit: U gëzova që s’fitove në BBV, edhe sikur kameramani do ta fitonte do të isha e lumtur

Semi ia thotë direkt në emision Donaldit: U gëzova që s’fitove në BBV, edhe sikur kameramani do ta fitonte do të isha e lumtur
Foto: Top Channel/YouTube

Këngëtarja Semi Jaupaj ka qenë e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, të quajtur “Më lër të flas”.

Mes shumë të tjerash, ajo tregoi se si arriti t’i ndreqë raportet me Donaldin, me të cilin e kishte prishur për një kohë pas daljes nga Big Brother VIP.

“Unë i shkruajta, dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë. U bëra cik merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri”, tregoi Semi lidhur me pajtimin e tyre pas mbarimit të Big Brother VIP.


Foto: Top Channel/YouTube

Tutje, këngëtarja e hitit “Mos u kthe” u pyet në një moment nëse ishte e lumtur që Donaldi s’e fitoi spektaklin Big Brother VIP, pavarësisht se ishte konkurrent potencial.

Donaldi këndon me ndryshim teksti këngën e Semit që ia dedikoi tradhtisë së tij ndaj Borës - përmend martesën dhe pendimin
Lexo po ashtu Donaldi këndon me ndryshim teksti këngën e Semit që ia dedikoi tradhtisë së tij ndaj Borës - përmend martesën dhe pendimin

“U gëzova shumë që s’fitove. Nuk është manifestova shumë fituesin, por u gëzova që nuk e fitove. Mund ta kishte fituar kush të donte, mund ta kishte fituar përshembull ai kameramani, vetëm ti jo”, tha Semi.

Këngëtarja përndryshe është shoqe e ngushtë e Bora Zemanit, me të cilën Donaldi kishte dhënë indikacione se mund të rikthehej me të pas mbarimit të Big Brother VIP.

Por sikundër, Veshaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar kishte krijuar një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke indinjuar kështu Semin për veprimet e tij – aq sa dikur kjo e fundit kishte lëshuar studion e Big Brother VIP gjatë një transmetimi direkt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori