LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Të mos humbet kohë për formimin e qeverisë së re

Selmani: Të mos humbet kohë për formimin e qeverisë së re

Qeveria e re të formohet sa më parë dhe të punojë për kthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Sipas ish politikanit, Imer Selmani partitë shqiptare duhet t’i shmangin imtësirat dhe bashkë me LSDM-në të krijojnë një qeveri të fuqishme, kundrejt opozitës poashtu të fuqishme.

“Do të ishte shumë e preferueshme që deri në fund të javës së ardhshme të kemi propozim para deputetëve për miratim të qeverisë dhe para mbarimit të muajit ministrat të ulen të marrin në duart e veta dhe të fillojmë t’i shohim frytet e qeverisjes së re. Më e dobishmja për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për shqiptarët në veçanti është që të tre partitë politike shqiptare të jenë në qeverinë e ardhshme. Do të kenë një shumicë të mirë me 67 deputetë, nuk do të jenë ngushtë vetëm me 62 për arsye se do të kenë një opozitë të fuqishme me numër të madh të deputetëve që është OBRM-PDUKM-ja me 51 deputetë” deklaroi për Alsat-M, Imer Selmani.


Gjatë ditës së djeshme kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por pa dhënë shumë detaje se për çfarë u diskutua në takim. Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të takohen grupet e punës nga LSDM dhe Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori