LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj i reagon Bislimit: Për një grusht vota bëni politikë me të pagjeturit

Selmanaj i reagon Bislimit: Për një grusht vota bëni politikë me të pagjeturit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili të premten ka deklaruar se synimi i tij i radhës është që LDK-në ta sjell në zgjedhjet e ardhshme me përqindje njëshifrore.

“Në qoftë se doni ta vendosni temën në rendin e ditës së si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë sepse kam qenë shef në fushatë zgjedhore dhe mund të ju tregoj se cila ka qenë strategjia me iu sjellë juve aty ku jeni, dhe veten aty ku jemi. Prapë do të jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në njëshifror me iu sjell”, ka thënë Bislimi.

Këtë deklarim ai e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, pasi deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur deklaratat se me LVV-në në qeveri nuk do të ketë dialog me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve.


Sipas Selmanajt, me këto deklarata Bislimi “e ka konfirmuar edhe vetë se sa të paskrupullt dhe të ligë janë”.

Deputeti i LDK-së tutje është shprehur se kushdo që provon të bëjë politikë me të pagjeturit, hakmarrja e tyre do t’i ndjekë kudo.

“A ju kujtohen sa linçime, sa shpifje dhe sa konstruksione të shpifura dhe të ulëta i ka bërë LVV- ja kundër meje për çështjen e të pagjeturve? Gjithë atë fushatë shpifëse e linçuese e kanë bërë vetëm e vetëm pse qeveria Hoti, e kishte vendosur çështjen e të pagjeturve si temë të parë në procesin e dialogut me Serbinë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sot para deputetëve në pyetjen e deputetes së LDK-së Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e dikurshme të Besnik Bislimit, se me VV-në në qeveri nuk do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit. Ai pa fije turpi përgjigjet se ishte pjesë e strategjisë së VV-së në fushatën zgjedhore”.

“Ju kam thënë edhe para 4 vitesh në Kuvendin e Kosovës dhe po e përsërisë edhe sot ‘Kushdo që provon të bëjë politikë me temën e të pagjeturve, ne mund edhe mos dijmë t’ua kthejmë, por rujuni nga zoti dhe gjaku i atyre…hakmarrja e tyre do ju ndjekë pas kudo që jeni!”.

Selmanaj ka shtuar se kjo mendësi, që është në gjendje për një grusht votash të mashtrojë dhe të bëjë politikë edhe me tema kaq të ndjeshme për shqiptarët, nuk meritojnë as të jenë në politikë se lëre më të udhëheqin.

“Turp me ju thënë, pak po më duket!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori