LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Jemi të bindur që Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumë milionëshe dhe të paligjshme

Selmanaj: Jemi të bindur që Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumë milionëshe dhe të paligjshme

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka folur për dyshimet për korrupsion brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) si dhe për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Selmanaj gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend të Kosovës ka kërkuar që bordi i KEK-ut duhet urgjentisht të shkarkohet.


Ai po ashtu tha se e respektojnë në tërësi parimin universal të institutit të prezumimit të pafajësisë në procese gjyqësore si dhe siç tha deputeti i LDK-së nuk do të deklarohen rreth çështjeve konkrete që janë objekt trajtimi në proceset që zhvillohet në institucionet e drejtësisë.

Tahiri: Nagip Krasniqi me të drejtë ndodhet në paraburgim – për pesë muaj lidhi 30 kontrata njëburimore në vlerë 72 milionë euro
Lexo po ashtu Tahiri: Nagip Krasniqi me të drejtë ndodhet në paraburgim – për pesë muaj lidhi 30 kontrata njëburimore në vlerë 72 milionë euro

Sipas tij, arsyeja se pse LDK është bërë pjesë e thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme ka të bëjë me logjikën kleptokratike abuzuese dhe korruptive që Qeveria Kurti ka karshi ndërmarrjeve publike dhe në rastin konkret ndaj KEK-ut.

“LDK vlerëson se të gjithë ne duhet të mbështesim çdo aksion të Policisë së Kosovës dhe organeve ndjekëse që kanë për qëllim të luftojnë rastet korruptive dhe aktivitetet kriminale kudo që ato ndodhen”, ka thënë Selmanaj.

Rasti i drejtorit të pezulluar të KEK-ut, Kusari-Lila ironizon me deputetët e opozitës: Bëjeni edhe një mocion, që ta sillni me duar të lidhura në Kuvend
Lexo po ashtu Rasti i drejtorit të pezulluar të KEK-ut, Kusari-Lila ironizon me deputetët e opozitës: Bëjeni edhe një mocion, që ta sillni me duar të lidhura në Kuvend

Ai po ashtu tha se qasja e Qeverisë Kurti për kapjen e KEK-ut me anë të aktivistëve të LVV-së ka qenë e papranueshme.

“Sa i përket KEK-ut, qasja e qeverisë Kurti ka qenë e papranueshme që nga kapja e kësaj korporata nga aktivistët e LVV-së, fillimisht me vendosjen e Nagip Krasniqit në pozitën e kryeshefit e KEK-ut, pastaj me zgjedhjen e bordit të kësaj ndërmarrje. LDK në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet e saj për zhvillimet në këtë korporatë që nga mënyra se si kjo qeveri, KEK dhe institucionet tjera kanë menaxhuar krizën energjetike për periudhën 2021-22, shtrenjtimin e lartë të faturave të energjisë, mënyrën e subvencionimit…edhe në Komisionin Hetimor kemi kërkuar hetim penal ndaj Nagip Krasniqit edhe për raste të tjera”, ka thënë Selmanaj.

Ai po ashtu tha se duhet të hetohen të gjitha kontratat e negociushme në proceset  e prokurimit që kanë ndodhur gjatë menaxhimit të KEK-ut nga Qeveria Kurti dhe vartësit e saj.

“Presim që ky hetim penal të mos të ndalet derisa të zbardhet e vërteta deri në detajin e fundit përfshirë dhe ambasadorin Martin Berishaj, ministrit se Zhvillimit Ekonomik dhe kryeministrit Kurti. Jemi të bindur që Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumë milionëshe dhe të paligjshme. Duhet të konfirmohet nëse ka pasur takime mes Berishaj dhe Krasniqit në Zagreb. Krasniqi e ka mohuar kategorikisht këtë takim, dhe dua ta citoj se çfarë na ka thënë në komisionin hetimor ‘Martin Berishaj kurrë në jetë se kam takuar’, e menjëherë pas pesë sekondave thotë ‘përveç njëherë para dy tri viteve dhe aq më pak në Zagreb’ “, ka thënë Selmanaj. /Telegrafi/