LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: AAK nuk e voton qeverinë Kurti

Selmanaj: AAK nuk e voton qeverinë Kurti

Deputeti Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës para fillimit të seancës plenare për votimin e qeverisë re tha se AAK do të votojnë kundër formimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Selmanaj tha se dy partitë që kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje kanë humbur katër muaj kohë për poste.

“Ne si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës jemi opozitë dhe normal që ne do të votojmë kundër kësaj qeverie. Por ajo që dua të them është se Kosovës, pa asnjë arsyeje të vetme i humbën katër muaj pa i formuar institucionet edhe këta kanë ardhur në pikën fillestare, ku kanë filluar negociatat. Kështu që mendoj që ka lënë një shije të keqe përkundër premtimeve se nuk negociojmë për poste, u pa që gjithë kjo është negociuar për ministri e pozita të ndryshme qeveritare”, tha Selmanaj.