LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Me deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Speciale rrezikohet mbrojtja e të akuzuarve

Selimi: Me deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Speciale rrezikohet mbrojtja e të akuzuarve
Foto: Arkiv

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar sot pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se do të bëhet publike se sa para do të marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë.

Selimi në një postim në rrjetin social shkruan se me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve.


“…Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës”, shkruan Selimi.

Haxhiu thotë se do të bëjnë publike paratë që marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë
Lexo po ashtu Haxhiu thotë se do të bëjnë publike paratë që marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë

Ai më teh tha se “Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin”. /Telegrafi/