LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Unifikimi i shqiptarëve në Luginë ndër hapat më të rëndësishëm politik

Selimi: Unifikimi i shqiptarëve në Luginë ndër hapat më të rëndësishëm politik

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, gjatë qëndrimit të tij në Luginë, së bashku me ministren Haradinaj–Stublla, pas një vale takimesh me përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve, kanë ndaluar në  Bujanoc ku janë pritur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputetet e zgjedhur nga “Lista e përbashkët” Alternativa Demokratike Shqiptare në Luginë si dhe fituesin e zgjedhjeve lokale në Komunën e Bujanocit, Nagip Arifi.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Selimi ka vlerësuar lartë aktivitetet e Këshillit Kombëtar dhe është shprehu i kënaqur me rolin unifikues të tij. Ai poashtu ka përshëndetur veprimin e deputeteve për një listë të përbashkët si dhe ka uruar fituesin e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, Arifi.

“Ne Bujanoc  takuam Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Mustafa ku diskutuam për unitetin që ka krijuar ky Këshill dhe mundësinë se si të tërhiqet paralelja e këtij bashkimi në këshillin e koalicionit fitues. Ky koalicion tashmë duhet të bëhet dhe ne duhet që të bëjmë sakrifica të vogla për ideale të mëdha. Këshilli Kombëtar është shembull i mirë se si të gjitha partitë ulen bashkë pranë një kauze, me një kauzë të vetme dhe kjo është për tu përshëndetur” tha Selimi.

Selimi sot ka takuar edhe kryetaren e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani me të cilën ka diskutuar për situatën e përgjithshme politike në vend si dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ministri ka bërë thirrje që të angazhohen bashkërisht në përmirësimin e jetës së qytetarëve, krijimin e kushteve më të mira për punë, shkollim dhe zhvillim të bizneseve me qëllim që Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të jenë vende ku secili qytetar do të dëshironte të jetonte dhe të zhvillonte potencialin e tij.

Këto takime u vlerësuan shumë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës

Lajme
A u zu në befasi Osmani nga letra e Gërvalles drejtuar KiE-së? Ministrja: Në politikë ka raste kur dikush e bën një propozim dhe të tjerët nuk dinë

A u zu në befasi Osmani nga letra e Gërvalles drejtuar KiE-së? Ministrja: Në politikë ka raste kur dikush e bën një propozim dhe të tjerët nuk dinë

Lajme
25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi syçelë në çdo moment ndaj Serbisë

25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi syçelë në çdo moment ndaj Serbisë

Lajme
Vrasja e katër policëve, Gjykata e Lartë vendos burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin

Vrasja e katër policëve, Gjykata e Lartë vendos burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin

Lajme
Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Lajme
Edi Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mos takimin e homologëve

Edi Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mos takimin e homologëve

Lajme
Kalo në kategori