'Selfiet' janë të dëmshme për shëndetin: Simptomat që tregojnë se jeni të varur nga ky fenomen

A jeni të fiksuar pas selfieve? Epo, sipas shkencës, ju mund të jeni duke vuajtur nga ‘selfitisi’ – kompleks psikologjik që seriozisht ndikon në shëndetin mendor.
Edhe pse ky term është zhvilluar për herë të parë në vitin 2014, shkencëtarët tani e kanë konfirmuar se ekziston një fenomen i tillë, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit pasi i kanë anketuar 400 pjesëmarrës nga India (shteti me më së shumti përdorues të Facebook-ut), përmes eksperimenteve të ndryshme ka treguar se personat e varur nga selfiet kanë mendime dhe ndjenja më negative.
Kryesisht personat e varur nga selfiet vuajnë nga mungesa e vetëbesimit dhe kërkojnë të përshtaten në rrethin ku jetojnë.
Simptomat të cilat tregojnë se jeni të varur nga selfiet janë të ndryshme. Disa prej tyre janë këto:
- Bëni shumë selfie sepse ndiheni mirë
- Shpërndani selfie në rrjete sociale sepse dëshironi të garoni me miqtë
- Dëshironi vëmendje nga tjerët duke postuar selfie në rrjete sociale
- I zvogëloni nivelet e stresit duke bërë selfie
- Ndiheni me më vetëbesim kur bëni selfie
- Postoni shpesh selfie për të marrë më shumë ‘Like’ dhe komente në rrjete sociale, etj. /Telegrafi/






















































