LAJMI I FUNDIT:

Sela thotë se ASH do të bëjë ndaras fushatë për referendum (Video)

Sela thotë se ASH do të bëjë ndaras fushatë për referendum (Video)

Kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, për TV21 sot tha se që prej dhjetorit nuk janë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk kanë qenë prezent dje në mbledhjen e partive politike për referendumin në Maqedoni për çështjen e emrit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ne me njerëz, me skandale përditë milionëshe, të korruptuar deri në fyt nuk do të bëjmë kampanjë të përbashkët për NATO dhe BE. Rruga jonë për në NATO dhe BE është e pastër si loti” tha Sela mes tjerash.

Përndryshe, referendumi në vend do të mbahet më 30 shtator ku duhet të vendoset për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për të ndërruar emrin në Maqedonia e veriut. /Telegrafi/