LAJMI I FUNDIT:

Sela: Koncepti i kryeministrit Zaev “Një shoqëri për të gjithë”, gënjeshtër e madhe

Sela: Koncepti i kryeministrit Zaev “Një shoqëri për të gjithë”, gënjeshtër e madhe

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se koncepti që promovon kryeministri Zoran Zaev “një shoqëri për të gjithë” është, siç tha ai, një gënjeshtër e madhe. Ai këtë vlerësim e dha pas vizitës në Gostivar dhe takimin me bashkë partiakun e tij, Arben Taravari.

Në deklaratën të cilën Sela e dha pas vizitës në Gostivar, dërgoi porosi deri te kryeministri Zaev, në të cilën ai thekson se gostivarasit janë të përjashtuar nga koncepti “Një shoqëi për të gjithë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me urdhëra të drejtpërdrejtë nga kryeministri, bashkë me partnerin e koalicionit bëjnë gjithçka për të bllokuar kryetarin e komunës dhe qytetarët. Kjo mund të shihet edhe nga veprimi i mosvendosjes së propozim buxhetit në rend dite në Këshillin e komunës së Gostivarit. Qytetarët e Gostivarit janë shembull për atë se deklaratat e bujshme të kryeministrit Zaev për një shoqëri për të gjithë dhe jetë për të gjithë është gënjeshtër prapa së cilës fshehen lojëra të ulta politike të LSDM-së dhe partnerit të tyre të kolaicionit, BDI.”, tha Sela.

Nikoqiri i vizitës, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se ASH është parti dominante në rajonin e Pollogut dhe për këtë janë krenarë./Telegrafi/