LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet 569 kg kanabis, në kufi me Greqinë

Sekuestrohet 569 kg kanabis, në kufi me Greqinë
Foto: Ilustrim

Një sasi prej 569 kg kanabis dhe 4 litra vaj kanabisi, u sekuestruan nga anti droga e Janinës, në zonën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia greke thotë se droga ishte fshehur në një humnerë dhe ishte e paketuar në 302 pako. Ajo e kishte pikasur drogën prej ditësh dhe priste trafikantët. Por ata vëzhgonin me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk mundën që të arrestoheshin. /Telegrafi/