Rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa) janë sekuestruar të hënën në Podujevë, pasi janë transportuar pa dokumentacion të rregullt.

“Sot, më 09.03.2026 rreth orës 11:40, në fshatin Lupç – Komuna e Podujevës, kanë ndaluar një kamion të tipit MAN me targa RKS (01), i drejtuar nga i dyshuari K.B. (1991). Gjatë kontrollit është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa), pa dokumentacion valid për transport dhe pa dokumentacion për ushtrim të veprimtarisë biznesore për përpunimin e asortimenteve drunore” , thuhet në njoftimin e Policisë.


Sipas njoftimit të Policisë, masa drusore është inspektuar dhe sekuestruar nga Inspektorët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, ndërsa është dërguar në depon e APK-së për procedura të mëtejme.

Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Transport i kundërligjshëm i druve”, i cili do të trajtohet nga njësitë përkatëse sipas kompetencës.