LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohet 58 vjeçari

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohet 58 vjeçari

Policia e Shtetit ka arritur të parandalojë tentativën për të futur në Shqipëri para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, në portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar 251 mijë e 295 euro si dhe medikamente mjekësore.


“Port, Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri, para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet si rezultat i inteligjencës policore dhe i analizës së riskut, operacioni policor i koduar “Fluksi”. Sekuestrohen 251 295 euro dhe medikamente mjekësore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, bëhet  e ditur se është arrestuar 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, paratë dhe medikamentet që kishte fshehur në automjetin e tij.

Ndërkaq, shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori