Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se në vitin 2018, thekson se sektori financiar vazhdoi të rritej dhe të ketë shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe të jetë kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.
Mehmeti i bëri këto komente gjatë raportit para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, ku tha se raporti vjetor për vitin 2018 ashtu siç e parasheh Ligji për BQK-në, paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe njëkohësisht aktivitetet, të cilat janë zhvilluar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe që me sukses ka arritur të realizoj objektivat e saj të parapara me ligj.
“Vlera e gjithsej aseteve të sektorit financiar në Kosovë arriti në 6.32 miliard euro, me një rritje vjetore prej 6.9%. Vlen të theksohet se kemi vazhdimësi të rritjes së kreditimit të sektorit bankar me një rritje vjetore prej 10.9% dhe rënie të mëtutjeshme të kredive jo performuese, të cilat në dhjetor ishin 2.7%. Kemi një rënie të theksuar të normës efektive të interesit në kredi, gjë që ka bërë që të përmirësohet qasja në financa dhe të rritet shkalla e ndërmjetësimit financiar.
Po ashtu një ndër faktorët kryesor që ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend është edhe rritja e kreditimit dhe kjo tregon rolin e sektorit bankar në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Rëndësi të veçantë ka zhvillimi i performancës pozitive të sektorit të sigurimeve. Është viti i dytë që ky sektor performon me rezultat financiar pozitiv. Në vitin 2018 ka arritur që të ketë një rezultat pozitiv prej 1.6 miliard euro dhe kjo tregon që ky sektor përkundër humbjeve ndër vite që i ka pasur, falë masave të marra nga BQK-ja, ka arritur të konsolidohet dhe është viti i dytë që ka rezultat financiar pozitiv, trend që po vazhdon edhe në këtë vit”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Para anëtarëve të komisionit, guvernatori ka folur edhe për aktivitetet e zhvilluara nga BQK-ja duke nisur nga puna e vazhdueshme në avancimin e legjislacionit sekondar dhe harmonizimin e tij me standardet ndërkombëtare.
“Ne kemi nisur zbatimin e kërkesave të Basel 3 që aktualisht po aplikohet në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht e kemi aprovuar rregulloren për implementimin e IFRS9, që në BE ka filluar të aplikohet në janar të vitit 2018. Raporti po ashtu pasqyron edhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat, përfshirë mbikëqyrjen e bankave, sigurimeve dhe institucioneve tjera financiare. Mbikëqyrja është duke u realizuar konform praktikave më të mira ndërkombëtare, përmes të cilave kemi filluar të mbikëqyrim industrinë bazuar në risk, kemi arritur të kemi një numër shumë më të madh të informatave si rezultat i kornizës së re raportuese dhe mbikëqyrjes nga perspektiva e ofsajdit. Kemi pasur misionin e FMN-së në tremujorin e parë të këtij viti dhe nga diagnostifikimi, janë vlerësuar lartë të arriturat në sektorin financiar”, deklaroi tutje Guvernatori Mehmeti duke shtuar se edhe raporti i auditorit të jashtëm ka potencuar qever isjen e mirë që e ka karakterizuar BQK-në gjatë vitit 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia