LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i syve ngjyrë vjollce të aktores së famshme Elizabeth Taylor

Sekreti i syve ngjyrë vjollce të aktores së famshme Elizabeth Taylor

Elizabeth Taylor, përveçse ishte e njohur për filmat “Kleopatra”, “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”, “Macja në çatinë që lëviz”, shquhej edhe për sytë e saj ngjyrë vjollce

A ishin sytë e saj vërtet të tillë?


Për shkak të talentit të saj të jashtëzakonshëm në aktrim, prania e saj në ekran ishte e mahnitshme dhe publiku shpesh magjepsej nga sytë e saj ngjyrë vjollcë transmeton Telegrafi.

Pamja e bebëzës së syrit, unazës me ngjyrë rreth bebëzës së syrit, varet nga sasia e pigmentit natyral të melaninës në të.

Sa më shumë melaninë në bebëz të syrit, aq më të errët do të duken sytë tuaj dhe niveli i melaninës përcaktohet nga gjenet tuaja.

Për shembull, bebëzat e një personi me sy kafe të errët kanë më shumë melaninë sesa sytë e një personi me sy të gjelbër, shkruan The List.

“Sytë e aktores Elizabeth Taylor kishin një sasi shumë specifike dhe të rrallë të melaninës”, tha për Live Science, Norman Safra, president i departamentit të oftalmologjisë në Qendrën Mjekësore Maimonides në Brooklyn.

Ai shtoi se ngjyra e syve mund të ndryshojë edhe në bazë të përthithjes së dritës. Pra, veshja e një këmishe të bardhë do të reflektojë dritën dhe do ta bëjë irisin të duket pak më i shndritshëm.

Grimi gjithashtu mund të kontribuojë në këtë duke iu bashkangjitur një ngjyre të caktuar dhe duke e përmirësuar atë.

Taylor shpesh kishte hije sysh blu ose vjollcë në foto për të plotësuar nuancën e purpurt natyrale të syve të saj, ose një nuancë kafe të errët dhe eyeliner të zi për të kontrastuar me ngjyrën e saj unike të syve. /Telegrafi/