LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i rënies në peshë të Adele nuk qenkan ushtrimet? Flet mjekja e saj

Sekreti i rënies në peshë të Adele nuk qenkan ushtrimet? Flet mjekja e saj

Mjekja e Adele në Los Angeles ka ndarë sekretet e humbjes së peshës që ajo u jep të gjithë klientëve të saj, duke insistuar se çelësi i dobësimit nuk ka të bëjë me ushtrimet

Këngëtarja, 32 vjeç, duket tjetër njeri në fotot e postuara në ditëlindjen e saj dhe fansat duan të dinë mënyrën se si arriti këtë rezultat.


Dr. Fradin-Read, thotë se dobësimi nuk ka të bëjë me “ushtrime vetëm” dhe duhet të jetë pjesë e një transformimi më të gjerë të jetesës.

Ajo insiston që shëndeti mendor dhe mirëqenia është po aq e rëndësishme sa dieta dhe stërvitja.

Ajo tha për ‘US Weekly’: “Unë u them pacientëve se kur bëhet fjalë për humbje peshe, dieta dhe ushtrimet vetëm nuk do të jenë të mjaftueshme në shumicën e rasteve. Kjo është arsyeja pse shumë pacientë që vijnë tek ne janë përpjekur të humbin peshë. Ata humbën disi, por e rimorën dhe u shëndoshën edhe më shumë.”

“Për një humbje të suksesshme dhe të qëndrueshme të peshës, ne duhet të shohim të gjithë personin dhe jo t’i drejtohemi vetëm peshës.”

Ajo tha se formimi i zakoneve të reja është thelbësor, ndërsa problemet me humorin, çrregullimet e gjumit dhe stresi duhet të rregullohen para se të nisni dietën dhe ushtrimet. Që kjo të funksinojë, rekomandohen ushtrime sipas nevojës.

Ish-trajneri i saj tha se Adele kishte hequr dorë nga duhani, sheqeri dhe ushqimet e përpunuara.