Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike në vend që të ofrohen taksa gjithnjë e më të ulëta që privojnë qeveritë nga fondet për infrastrukturën dhe arsimin.
Yellen foli pasi ministrat e Financave nga grupi i 20 ekonomive kryesore miratuan një taksë minimale botërore për korporatat prej të paktën 15 për qind, një masë që synon shmangien e përdorimit të parajsave fiskale.
“Në vend që të shtrohet pyetja, ‘kush mund të ofrojë taksën më të ulët?’ kjo do të lejojë që të gjitha vendet tona të konkurrojnë në bazë të parimeve ekonomike – të aftësisë së krahut të punës dhe asaj të institucioneve tona ligjore dhe ekonomike. Dhe kjo marrëveshje do t’u japë vendeve tona aftësinë për të mbledhur fondet e nevojshme për shërbimet e rëndësishme publike si infrastruktura, studimi dhe zhvillimi, si edhe arsimi”, tha Yellen në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit në Venedik.
Propozimi për taksat përballet me pengesa politike dhe teknike përpara se të hyjë në fuqi. Detajet do të sqarohen në javët e ardhshme në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris, duhet të pasohen nga një miratim përfundimtar nga presidentët dhe kryeministrat e grupit të 20-së në një takim në fund të tetorit në Romë.
Më pas, vendet do të duhet ta parashikojnë atë përqindje takse në ligjet e tyre. Ideja është që vendet individuale të taksojnë fitimet e huaja të kompanive, nëse ato fitime nuk taksohen në parajsat fiskale. Kjo do të eliminonte shtysën për përdorimin e skemave komplekse të kontabilitetit për të zhvendosur fitimet në vendet me taksa të ulëta ku kompanitë kanë pak ose aspak aktivitet biznesi.
Shtetet e Bashkuara e kanë një taksë të tillë mbi fitimet nga jashtë vendit, por është nën minimumin e propozuar prej 15 për qind. Republikanët e Kongresit e kanë kundërshtuar propozimin e presidentit Joe Biden për të rritur taksën për fitimet e korporatave jashtë vendit në 21 për qind për të kontribuar për fondet për infrastrukturën dhe investimet në energji të pastër. Presidenti demokrat ka një epërsi të lehtë në Kongres.
Tre vende të Bashkimit Evropian që morën pjesë në bisedime mbi taksën minimale kanë refuzuar të mbështesin propozimin. Irlanda, Hungaria dhe Estonia mund të pengojnë miratimin e saj në Evropë, ku çështjet e taksave kërkojnë unanimitet në BE. Irlanda, nivelet e ulëta të taksave të së cilës janë pjesë e modelit të saj ekonomik pro biznesit, ka thënë që niveli i saj prej 12.5 për qind është një normë e drejtë.
Propozimi i taksave gjithashtu do t’u jepte vendeve të drejtën për të taksuar një pjesë të fitimeve të kompanive të mëdha globale që fitojnë para në juridiksionin e tyre por nuk kanë prani fizike atje. Shembujt do të përfshinin shitjen me pakicë në internet dhe reklamimin dixhital.
Disa vende, me në krye Francën, tashmë kanë filluar të vendosin taksa të tilla për kompanitë amerikane të teknologjisë si Google dhe Amazon. SHBA i konsideron taksa të tilla si praktika të padrejta tregtare dhe kanë kërcënuar të kundërpërgjigjen përmes tarifave për mallrat e importuara. Sipas marrëveshjes së taksave, vendet do t’i heqin këto taksa në favor të një qasjeje të unifikuar botërore. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre