LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë
Secretary of State Mike Pompeo holds a news briefing at the State Department February 01, 2019 in Washington, DC. Citing Russia's violation of the Intermediate-Range Nuclear Forces Treaty, Pompeo announced that the United States will withdraw in 180 days from the treaty, which has been a centerpiece of nuclear arms control since the Cold War. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e tij, sekretari Pompeo tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën që të ketë një të ardhme më prosperuese dhe të sigurt.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë”, thuhet në urimin e sekretarit Pompeo, përcjell Telegrafi.

Ambasadori amerikan uron 11 vjetorin e Pavarësisë dhe tregon tri prioritetet për qytetarët e Kosovës (Video)
Lexo po ashtu Ambasadori amerikan uron 11 vjetorin e Pavarësisë dhe tregon tri prioritetet për qytetarët e Kosovës (Video)

Urimi i plotë i sekretarit Mike Pompeo

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popullit amerikan, unë e uroj Kosovën ndërsa e festoni përvjetorin tuaj të njëmbëdhjetë si një popull sovran dhe i pavarur.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë.

Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohje reciproke në thelb të saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni gjithashtu kërkon hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike.

Ne duam që të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, të mbështetura në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit perëndimor.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe do të mbështesë ata që punojnë për të nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori