LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Përgjithshëm i BIK përsërit: Këtë vit nuk ka falje të Bajramit në xhamia

Sekretari i Përgjithshëm i BIK përsërit: Këtë vit nuk ka falje të Bajramit në xhamia

Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka ripërsëritur se Fitër Bajrami nuk do të falet në xhami.

Sadriu në RTV Dukagjini thotë se nuk ka qenë vendim i lehtë të mbyllen xhamitë për besimtarët në këtë muaj të Ramazanit por sipas tij kjo ka ndodhur në të gjithë botën.


“Xhamitë janë mbyllur edhe në qendrat më të mëdha islame si Meka e Medina, Kajro e Stambolli”.

Sadriu thotë se ky vendim ka prekur më së shumti krerët e Bashkësisë Islame dhe punëtorët e tyre.

Ai thotë se është e drejt e besimtarëve të shprehin pakënaqësi siç ishte ai me faljen e një namazi në shesh por sipas tij gjendja është jashtë vullnetit të BIK-ut.

“Po e përsëris, këtë vit nuk do të ketë falje të organizuar të Bajramit në xhamitë e Kosovës e nuk do të ketë as pritje ceremoniale në BIK si vitet tjera”.

Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës thotë se rekomandimet e profesionistëve janë të tilla që nuk janë pjekur kushtet për faljen e Bajramit në xhami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori