LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i OVL UÇK-së: Ambasadat të gjitha ligjet për UÇK-në i kanë kundërshtuar në vazhdimësi

Sekretari i OVL UÇK-së: Ambasadat të gjitha ligjet për UÇK-në i kanë kundërshtuar në vazhdimësi

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se UÇK-ja ka bërë shtetin dhe sipas tij shteti ka obligim t’i mbrojë ish-ushtarët e UÇK-së.

Klinaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se çdo shtet ka ligjet për mbrojtjen e vlerave të luftërave të tyre.

Ai ka thënë se Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk i pengon dëshmitarët pasi sipas tij Gjykata Speciale është e formuar nga Kosova.

“Ambasadori amerikan duhet ta dijë se edhe Amerika ka ligj për veteranët e luftës. Ambasadori tha se ligji është edhe i kushtueshëm. Kjo nuk është e vërtet. Pos muzeut të luftës asnjë shpenzim tjetër me këtë ligj nuk do të bëhet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Klinaku thotë se kanë hasur shumë vështirësi për të gjitha ligjet që janë miratuar në favor të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Unë jam sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga viti 2000. Ambasadat të gjitha ligjet për UÇK-në i kanë kundërshtuar”, tha ndër të tjera Faton Klinaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori