Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndau një imazh të çuditshëm disa orë pas vdekjes së 37-vjeçarit Alex Pretti: një foto e gjeneruar nga inteligjenca artificiale që detajon një plan me tre pika mbi "si të shmanget ICE" ndërsa Minneapolis zhytet në një krizë më të thellë.

Fotografia, e postuar në llogarinë zyrtare X të Hegseth, tregon një burrë pa maskë me uniformë ICE që mban letra nën njërën krah. "Si të shmanget ICE", thuhet në mbishkrimin e fotos, transmeton Telegrafi.


"1. Mos rrini këtu ilegalisht. 2. Mos sulmoni oficerët e ICE", shkruhej në rregulla përpara se të përfundonin me "3. Binduni ligjeve federale dhe shtetërore".

Fotografia duket të jetë një vazhdim i një tjetër cicërime të Hegseth: "Falënderoj Zotin për patriotët e @ICEgov - ne ju mbështesim 100%. Ju po shpëtoni vendin", shkruhej në cicërimën e mëparshme.

Siç pritej, postimi nuk u prit mirë nga shumë përdorues të mediave sociale.

Por pavarësisht se shumica e njerëzve e përçmuan postimin, disa e duartrokitën Hegseth.

"Mos u përpiq të shtypësh një polic dhe mos u përlesh me policët dhe mos u kap me armën tënde", shkroi një person në mbrojtje të postimit.

Postimi i Hegseth vjen disa orë pasi 37-vjeçari Alex Pretti u qëllua dhe u vra në Minneapolis nga një agjent i Patrullës Kufitare të shtunën në mëngjes.

Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare pretenduan se po ndiqnin një "të huaj të paligjshëm", kur Pretti dyshohet se nxori një pistoletë. /Telegrafi/