Sekretari britanik flet për raportet e veçanta Mbretëri e Bashkuar – Kosovë: Ka shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku

Sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy tha sot ndihet shumë mirë që po viziton Kosovën sërish, pas dy viteve.
Ai potencoi lidhjet e veçanta mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës.
“Ndjenjë shumë e mirë të kthehem në Kosovë, pas vitesh. Lidhjet e fuqishme mes popujve të dy vendeve tona me një popullsi të shkëlqyeshme të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar dhe lidhjes së thellë të partisë sime dhe çlirimit të këtij vendi është diçka shumë e vlefshme për mua dhe kolegët e mi në administratën e re...”, tha ai.
Lammy tha se Kosova vitin e kaluar ka pritur ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ku udhëheqësia e tij rreth ndërhyrjes së NATO-s ka qenë njëra prej arritjeve të tij më të mëdha.
Sekretari britanik tha se është e qartë që kur vijnë në Kosovës shihet progresi, por sipas tij, është e rëndësishme që të shohin Kosovën të arrij progres edhe në orientimin euro-atlantik.
Ai shfaqi shpresën se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, Kosova të mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Sekretari britanik theksoi bashkëpunimin Kosovë-Britani që e shohin në fushën energjisë, teknologjisë e inovacionit, sigurisë.
“Ka shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku...”, tha ai.
“Qëllimi i Tony Blairit ishte që Kosova të jetë në gjendje të formësojë vet të ardhmen e saj, të ekzistojë së bashku me fqinjët e saj në paqe dhe ta mbrojë diversitetin e qytetarëve të saj. Dhe unë jam i përkushtuar për të njëjtin qëllim sot...
Dhe për këtë arsye presidentja dhe unë e kemi diskutuar bashkëpunimin në një marrëdhënie më të struktura mes nesh në muajt e ardhshëm dhe shpresoj se do të kthehem në Kosovës përderisa e zhvillojmë atë partneritet...”, tha ai













































