LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i BIK-ut flet për rëndësinë e Kurban Bajramit, tregon se cilat kafshë llogaritën si kurban

Sekretari i BIK-ut flet për rëndësinë e Kurban Bajramit, tregon se cilat kafshë llogaritën si kurban

Besimtarët e fesë Islame tani festojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila karakterizohet me disa rituale.

Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se cila janë veçoritë e festës së Kurban Bajramit.


Ai ka folur edhe për therjen e kurbanit se në cilat ditë duhet të bëhet, shpërndarjen e mishit, kafshët të cilat llogaritën si kurban si dhe çështjen e therjes së kurbanëve në Hungari nga BIK-u.

“Besimtarët e besimit islam i kanë dy festa kryesore, festën e Fitër Bajramit apo siç njihet në popull te ne Bajrami i Madh dhe festën e Kurban Bajramit apo siç njihet tek ne Bajrami i Vogël. Bajrami i Kurbanit karakterizohet me dy ngjarje, njëra është pas përfundimit të haxhit, dhe institucion i i kurbanit”, ka thënë ai.

Sipas tij pas përfundimit të haxhit, besimtarët e fesë islame e kanë obligim që ta presin kurbanin.

“Haxhi është një obligim për besimtarët mysliman dhe ata të moshës madhore, të cilët e arrijnë nivelin e pasurisë, janë të shëndosh, i plotësojnë kushtet, janë të obliguar ta kryejnë këtë detyrim. Kurbani llogaritet ajo kafshë që theret pas faljes së namazit të Kurban Bajramit deri në përfundim të tekbireve që është ditën e tretë në Ikindi. Kjo është periudha kur lejohet therja e kurbanit dhe llogaritet si i tillë. Çka do që theret para faljes së namazit të Bajramit është sadakë, lëmoshë që e prenë për me dhënë”, ka thënë ai duke treguar se si ka mbetur historia e therjes së kurbanit.

“Therja e kurbanit ka për qëllim të arrihet devotshmëria apo shkalla më e lartë e afrimit te krijuesi. Kjo ndërlidhet me ngjarjen e pejgamberit Ibrahim kur ai ka dashur ta sakrifikojë djalin e tij, pasi që e ka parë ëndrrën ku thuhet me therë për hirë të Zotit djalin. Zoti e ka sprovuar në këtë formë dhe kur e ka parë që ai është i gatshëm ta bëjë për hirë të Zotit, ia ka dërguar një kurban dhe pastaj e ka therrë në vend të djalit. Kjo traditë e ka edhe anën humanitare dhe është ritual social përveç atij fetar. Nuk janë të obliguar me therë kurban ata që s’kanë mundësi, përkundrazi atyre iu takon të marrin mish nga të tjerët që therin dhe e shpërndajnë atë. Pra janë të liruar nga një obligim i tillë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Sadriu ka treguar se cila kafshë llogaritet si kurban.

“Delja është për kurban, dhia, lopët, kau, devja në vendet arabe. Por, ka kushte edhe këtu. Delja lejohet prej gjashtë muaj e tutje, por që është e shëndoshë, sepse me qenë e dobët deri në një vit nuk lejohet. Dhia ka kusht që ta ketë një vit, ndërsa lopët, kau, duhet t’i kenë patjetër dy vite. Por, nuk duhet të jenë të sëmura, nuk duhet të jenë me të meta, pra ajo që i ka këto të meta nuk lejohet për therje”, ka theksuar ai.

Sipas tij mishi i kurbanit duhet të ndahet në tri pjesë, dhe të bëhet shpërndarja e tij.

“Kurbani ndahet në tri pjesë. Një pjesë ndalet për familje, një ëpr farefisin, ndërsa një pjesë për të varfrit. Por nëse ai i cili ka furnizim të mjaftueshëm për mish mund ta shpërndaj të tërin. Por, edhe nëse familja ka nevojë për mish mund ta ndal të tërin”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori