Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka uruar qytetarët për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Sejdiu përmes një postimi në Facebook, thotë se 17 shkurti i vitit 2008, do të mbetet përjetësisht si përmbyllje e përpjekjeve të parreshtura të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Nuk ka asnjë dilemë se është akti për të cilin është bërë e është dhënë më së shumti brez pas brezi. Kapërcimet e jashtëzakonshme të popullit tonë në rrugën drejt 17 shkurtit nuk kanë qenë të lehta, as lehtësisht të përballueshme, mirëpo të gjitha ato u kurorëzuan me 17 Shkurtin e vitit 2008. Sakrificat e popullit shqiptar për të bërë Kosovën jo vetëm të pavarur, por edhe vend të jetueshëm e me dinjitet ishin të përhershme. Ato u ngjizën me secilin, e tek secili, dhe si të tilla i gjejmë përherë në rrethana të ndryshme dhe në forma të ndryshme”, thotë ai.
Sejdiu ka shtuar tutje se, liria dhe pavarësia ishin parakusht për dinjitetshmëri individuale e kolektive.
“Në këtë frymë veçojmë përpjekjet e veçanta që u bënë në kuadër të rezistencës paqësore, të cilat pa asnjë dilemë se u bënë bazament i shtetit të sotëm. Përpjekjet paqësore që prijës patën Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, i cili në të gjitha rrethanat ishte insistues dhe konsistent në trinomin liri, pavarësi, demokraci, që dhanë si rezultat 17 shkurtin e vitit 2008.
Mbajtja e jetës në rrethana të jashtëzakonshmes, ishte alternative e vetme për mundësimin e jetës në rrethana të zakonshme. U jetësuan projektet me peshë tejet të rëndësishme, të cilat mbajtën gjallë arsimin, shëndetësinë, mirëqenien dhe funksionalitetin politik, të cilat përveçse patën rol krucial në ruajtjen e jetesës dhe mbijetesës brenda kufijve, gjithashtu mundësuan edhe realizimin e projekteve më racionale në kuadër të shoqërive, lirisë dhe pavarësisë. Përpjekjeve paqësore iu shtua edhe rezistenca e armatosur me në krye Adem Jasharin, i cili deri në dhënien e vetes sakrifikoi çdo gjë për liri”, shton tutje ai.
Ish presidenti ka pohuar se ” sot më shumë se kurrë duhet të dimë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë që nuk ishte e lehtë të arrihej. Sot, si asnjëherë më parë duhet ta jetësojmë amanetin e gjithë atyre brezave që flijuan veten, për ta bërë Kosovën shtet të pavarur e sovran”.
“Sovraniteti dhe integriteti janë të shenjta dhe duhet të ruhen si të tilla. Në traditën tonë, asnjëherë nuk ka reshtur kultura e falënderimit dhe respektimit të miqve, të cilët na u gjendën në ditët më të vështira kur jo vetëm që po cenohej projekti jonë për liri, por edhe po rrezikohej vet qenia jonë.
Me një kulturë të tillë falënderimi, me përpjekje serioze të bërjes sa më të mirë të shtetit tonë, dhe pa pushim kërkohet që sot e përherë të angazhohemi të gjithë ta bëjmë Kosovën tonë vend të të gjithëve e për të gjithë, me mundësi të barabarta, me zhvillim ekonomik e me të ardhme të sigurt në familjen europiane”.
“Vetëm në këtë frymë do të realizohet në tërësi projekti ynë dhe vetëm kështu duhet t’ua lëmë trashëgimi brezave që vijnë pas, sepse ky ishte amaneti i atyre që ishin para nesh. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë qytetarët e saj”, ka deklaruar Sejdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit