LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Pa plotësimin e kushteve, PSD nuk e voton ligjin për buxhetin

Sejdiu: Pa plotësimin e kushteve, PSD nuk e voton ligjin për buxhetin

Shefi i deputetëve të PSD-së Dardan Sejdiu, ka thënë se grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të votojë miratimin e buxhetit pa plotësimin e kushteve nga ana e Qeverisë.

Ai ka ripërsëritur se në mesin e kushteve janë Ligji për Dialogun, zvogëlimi i zëvendësministrave, për të cilën çështje tha se janë dakorduar që brenda tre muajsh ligji për Qeverinë do ta trajtojë si dhe funksionalizimin e Ministrisë së Bujqësisë.

“Nëse qeveria do që të kalojë buxhetin me votat e PSD-së, duhet ti plotësojë kushtet”, tha Sejdiu. /Telegrafi/