LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu nuk fsheh ambicien për kreun e partisë: Kam çka t’i jap LDK-së e Kosovës

Sejdiu nuk fsheh ambicien për kreun e partisë: Kam çka t’i jap LDK-së e Kosovës

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, duket se do të jetë kandidat serioz për të qenë sërish në krye të partisë teksa kanë mbetur edhe një javë nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.

Sejdiu ka lënë shumë të hapur mundësinë që të futet në garë për të qenë kryetar i saj.


Në një intervistë për RTK, Sejdiu ka thënë se ai ka dhënë gatishmërinë e tij për të qenë kryetar dhe asnjëherë nuk largohet nga ajo.

Ish-presidenti i Kosovës, po ashtu ka shtuar se ai ka çka t’i japë LDK-së por edhe Kosovës.

“Unë kam shpreh gatishmërinë time dhe asnjëherë nuk largohem nga ajo. Mendoj që unë ende mund të jap shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën”, ka thënë Sejdiu.

Mirëpo, ai ka thënë se do ta analizojë situatën në ditën kur pritet të mbahet Kuvendi i LDK-së, duke shtuar se aty do të vendosen edhe formalisht kandidaturat dhe do ta sheh se si do të ecë procesi.

Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike, pritet të mbahet më 3 gusht (të shtunën). Aty pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat drejtuese të saj.

Ambicie për ta marrë kreun e partisë kanë shprehur hapur disa nga figurat qendrore të LDK-së. Kryetari aktual, Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e Vjosa Osmani janë vetëm disa nga personat që pritet të garojnë për kreun e LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori