LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Në 21 vjetorin e ‘Epopesë së UÇK-së’, iku njeriu që iu mbushën sytë lot kur ia prezantova tmerrin ndaj familjes Jashari

Sejdiu: Në 21 vjetorin e ‘Epopesë së UÇK-së’, iku njeriu që iu mbushën sytë lot kur ia prezantova tmerrin ndaj familjes Jashari

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në 21 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se familja Jashari është shembull unikal dhe i pa përsëritshëm në historinë e luftërave për liri.

Sejdiu në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se në 21 vjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari, iku Klaus Kinkel, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë atë kohë.

Sipas Sejdiut Kinkel ishte njeriu të cilët iu mbushën sytë lot kur ia kishte preznatuar tmerrin siç thotë ai që i është bërë ndaj kësaj familje.

“Në 21 vjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari, iku njeriu të cilët iu mbushën sytë lot kur ia prezantova tmerrin që është bërë ndaj kësaj familje. Marsi përherë nga kthen te rezistenca dhe vetëflijimi i familjes Jashari. Padyshim, se familja Jashari është shembull unikal dhe i pa përsëritshëm në historinë e luftërave për liri që i kanë zhvilluar popuj të ndryshëm në kohët e rënda që i kanë pasur. I pashë me sy dhe i ndjeva me dhembje të gjithë trimat dhe trimëreshat e kësaj familje, burra, gra dhe fëmijë që kishin qëndruar deri në vdekje pa u dorëzuar para forcave të gjithëllojshme të Millosheviqit të cilët kishin hedhur breshëritë mbi ta nga të gjitha llojet e armëve. Ishin pamje të tmerrshme kur shihje trupat e tyre të goditur në mënyrën më ç’njerëzore të mundshme”, ka shkruar ai.

Po ashtu Sejdiu ka thënë se ishte një shfryrje hakmarrëse kundër familjes Jashari të shquar në rezistencën dhe luftën për liri si dhe siç ka shkruar ai nevojë trembjeje, ashtu siç e kishte menduar dhe projektuar Serbia, për të gjitha ata që e deshën lirinë e Kosovës.

“Një plojë e madhe ndaj një familjeje të tërë. Karshi gjithë kësaj donim një varrim të dinjitetshëm, pavarësisht presionit që shtohej përherë e më shumë. Vetëm dy ditë pas, me porosinë e presidentit Rugova, unë dhe profesor Fehmi Agani, nisemi për takimin me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, Klaus Kinkel dhe Hubert Vedrine, të cilët kishin ardhur në Beograd për t’i bërë presion Millosheviqit për të ndalur krimet të cilat i bënte në Kosovë. Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë se largoj nga mendja faktin se për këtë takim me vete mora 65 fotografi të cilat pasqyronin në detaje masakrën ndaj fëmijëve, grave dhe burrave të familjes Jashari. Pas prezantimit të këtyre fotografive, që ishin pasqyra reale se çfarë po ndodhë në Kosovë, Klinkelit iu mbushën sytë me lot. Të dy ministrat, Klinkel dhe Vedrine, kërkuan që t’ua lë këto fotografi. Natyrisht, se edhe unë ua lashë si një dëshmi të gjallë të asaj se çka përjetuan familja Jashari, dhe si një thirrje për të vepruar për ndalimin e masakrave të tilla, që nuk kursenin ask në Kosovë”, shkruan ai.

Sejdiu thotë se sot pas 21 vitesh kujtojnë Marsin e vitit 1998 si dhe ndihmën e atyre që provuan të ndalin rastet e tilla.

“21 vjet pas, kujtojmë këtë ngjarje tragjike e cila ndodhi në Marsin e vitit 1998, por po kështu kujtojmë edhe ndihmën e atyre që provuan të ndalin rastet e tilla. Klaus Kinkel, iku pikërisht në muajin e flijimit të familjes për të cilën iu mbushën sytë me lot, në Marsin tragjik”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori