LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu kërkon përgjegjësi për humbjen e LDK-së në zgjedhje

Sejdiu kërkon përgjegjësi për humbjen e LDK-së në zgjedhje

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, konsideron se mos radhitja e LDK-së si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të përcillet me përgjegjësi konkrete.

“Nuk duhet të shkohet në vazhdimësi duke humbur zgjedhjet dhe mos të ketë reflektim karshi tyre. Zgjedhjet kanë qenë të rregullta me një ecje pak më pozitive se proceset e hershme”, ka thënë në një intervistë për KosovaPress,

Sejdiu thotë se duhet bërë një analizë e mirëfilltë nga LDK-ja, për të shikuar premtimet që janë bërë dhe realizimin e tyre.

“Ata duhet të shohin vetveten, secili njeri për atë që ka premtuar dhe çka ka dalë karshi atij premtimi, si rezultat ose mos rezultat. Edhe çështje të tjera që një subjekt politik për të qenë i shëndosh në gjithë raportet e veta duhet të shohë vetën mirë… Sipas kësaj duhet të ketë një analizë të mirë. Ata që kanë faje të caktuara duhet të jepet përgjegjësia për to, sepse nuk shkohet në vazhdimësi të humben proceset zgjedhore dhe pastaj të ketë një kapërcim shumë të lehtë karshi tyre”, thotë Sejdiu.

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, thotë  se LDK është e hapur për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili sipas tij, duhet të formohet mbi interesin e Kosovës dhe qytetarëve.

“Unë dua të besoj në interesin e Kosovës që duhet të jetë më së miri. Nëse këto duan të hyjnë në koalicion duhet të kenë parasysh edhe nuanca të mëdha. Flas ato që duhen të jenë pikë e përbashkët qeverisëse janë interesi i vendit dhe qytetarëve”, thotë Sejdiu.

Në lidhje me procesin zgjedhor të këtij viti, Sejdiu thotë se ka qenë më korrekt se herët të tjera.

“Përgjithësisht ka qenë një proces korrekt me një ecje pak më pozitive se proceset e hershme. Rezultati është ky që është dhe unë nuk them që ai mund të kontestohet. Mund të kontestohet ajo pjesa e parregullsive që kanë ndodhur në proces. Borxh i vendit dhe institucioneve që të ketë një kujdes të veçantë që mos të ketë një depërtim të atyre që e menaxhojnë negativisht vullnetin e qytetarëve”, pohon Sejdiu.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, radhitet e para, e pasuar nga LDK. Ndërkaq, kjo e fundit prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2004, nuk ka mundur të fitojë asnjë proces zgjedhor./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori