LAJMI I FUNDIT:

Sefaj shkel ligjin: Anuloi kontratat e 17 kandidatëve të pranuar për Inspektor-Hetues

Sefaj shkel ligjin: Anuloi kontratat e 17 kandidatëve të pranuar për Inspektor-Hetues

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pezulluar nënshkrimin e kontratave të 17 kandidatëve të pranuar në konkursin e fundit për Inspektor-Hetues.

Ndonëse kontratat ishin nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK dhe kandidatët e pranuar ishin lajmëruar për ditën dhe orën e nënshkrimit, ky proces u pezullua nga ministri Sefaj.


Lidhur me pezullimin e kontratave, Sefaj e ka arsyetuar me atë se kandidatët që nuk ishin pranuar në këtë konkurs, kishin denoncuar tërë procesin e rekrutimit, deri te përzgjedhja e kandidatëve (17) si të parregullt.

Por, Sefaj nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me zbatimin apo mos-zbatimin e UA Nr.1/2017 për procedurat lidhur me kushtet e punësimit dhe të punës për punonjësit e IPK, në bazë të të cilit është shpallur konkursi.

Pas këtij pezullimi, KMDLNj, më herët, ka reaguar duke e vlerësuar si pezullim politik dhe ndërhyrja në punën dhe pavarësinë e Inspektoratit Policor të Kosovës aq më parë që pezullimi ishte bërë me urgjencë.

“KMDLNj ka vlerësuar se gjatë pezullimit të nënshkrimit të kontratave kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut të atyre që ishin pranuar dhe se nuk ka pasur bazë ligjore për pezullim të këtij procesi”, ka thënë KMDLNj, shkruan Telegrafi.

Edhe Avokati i Popullit, ka reaguar lidhur me vendimin e ministrit Sefaj, për anulim të kontratave.

Përmes një raporti,  Avokati i Popullit e ka analizuar mbështetjen ligjore në të cilin është thirrur Ministri i MPB-së në arsyetimin e dhënë dhe e ka vlerësuar si jo relevant në rastin konkret.

“Funksionimi i IKP-së bazohet në Ligjin për Inspektoratin Policor, i cili e përcakton atë si institucion ekzekutiv të MPB-së, të pavarur nga Policia e Kosovës, që funksionon nën autoritetin e Ministrit dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit më tej në Raportin e tij, vlerëson se Ligji për IPK-në ka bërë ndarjen e qartë në mes të kompetencave të Ministrit dhe Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe se rrjedhimisht, Kryeshefi Ekzekutiv është subjekti përgjegjës, i cili duhet ta bëjë organizimin e punësimit të personelit.

Avokati i Popullit vlerëson se kërkesa e Ministrit për anulimin e procedurës së finalizuar përbën tejkalim të kompetencave të tij ligjore, ashtu siç vendimi.

“Avokati i Popullit konsideron se me anulimin e procedurës së rekrutimit janë shkelur: Parimi i ligjshmërisë, neni 4 (paragrafi 1 dhe 2); Parimi i objektivitetit dhe paanësisë, neni 7; Parimi i pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme, neni 8; Parimi i të drejtës në mjete juridike, neni 13 – të përcaktuara me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të cilat përbëjnë elemente qenësore të një procesi të rregullt”.

Në fund, në bazë të analizës, vlerësimeve dhe konstatimeve, Avokati i Popullit i rekomandon Ministrit të MPB-së të tërheq kërkesën me të cilën ka kërkuar nga Kryeshefi Ekzekutiv anulimin e procesit të rekrutimit në IPK, si dhe të përmbahet nga ndërhyrjet në organizimin dhe punësimin e personelit dhe marrjen e vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të IPK-së, ndërkaq Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së i rekomandon që në pajtim me Ligj, të ndërmarrë veprime për anulimin e Vendimit nr.pro. 01/112/2754/1, të datës 29 dhjetor 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori