Lulja më e bukur dekorative.

Qirinjtë, gotat, byzylykët e shtrenjtë, skulpturat... madje edhe prezervativët! Besoni apo jo, nuk ekziston objekt i cili sot nuk punohet në formë kaktusi!


A është kaktusi lulja më e kërkuar e ditëve të sotme dhe përse është kështu?

Kush do të mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje më së miri përpos Janelle Leon, pronare e butikut të parë të kaktuseve në Londër, të hapur në verën e vitit 2016, transmeton Telegrafi.

RX DK HTG38801 desert bowl s.jpg.rend .hgtvcom.1280.960

Më së shumti janë të kërkuar kaktuset e mëdhenj dhe çdo vikend shes së paku një, ndonëse çdo ekzemplar i tillë kushton mjaft”, thotë Jinele për Guardianin londinez.

“Kaktuset i përshtaten gjeneratës së re, e cila dëshiron të punojë sa më pak, ndërkaq të fitojë sa më shumë”.

HAOCHU Nordic Decoration font b Desert b font Green Plant font b Cactus b font Oil

Meqenëse jetojmë në kohën e Instagramit dhe Pinterestit, si duket është imperativ absolut të kesh së paku disa bimë të cilat ngjiten në piktura.

Besoni apo jo, faqet e Pinterestit me temën e tipit “lulet në prapavijë të trëndafiltë” kanë më shumë se 10 milionë ndjekës. /Telegrafi/

b13f7bf6d383ba356041334526ae5390 cacti and succulents potted plants