Sulmuesi Sebastien Haller (31), ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin holandez Utrecht, pas largimit nga Borussia Dortmund.

Haller ishte i huazuar te Utrecht që nga janari, dhe tani pas marrëveshjes mes klubeve, ai është zyrtarisht anëtar i skuadrës holandeze.


"Jam i lumtur dhe i kënaqur. Pati mjaft interes nga klube të tjera këtë verë, por për mua kishte vetëm një skenar ideal, dhe ai ishte Utrecht".

"Vitin e kaluar ndërtuam diçka të madhe dhe dua të vazhdoj të jem pjesë e asaj historie", u shpreh Haller.

Sulmuesi ndihmoi Utrechtin të përfundonte në vendin e katërt në Eredivisie sezonin e kaluar dhe tashmë ka kaluar më parë te klubi, nga viti 2015 deri në 2017.

Haller mbërriti te Dortmund tre vjet më parë, por shumë shpejt u përball me kancer dhe iu nënshtrua dy operacioneve dhe kimioterapisë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app