LAJMI I FUNDIT:

Seancën konstituive të Parlamentit të Serbisë do ta udhëheq deputetja e partisë së Vuçiqit – ndihmohet nga nipi i Slobodan Milosheviqit

Seancën konstituive të Parlamentit të Serbisë do ta udhëheq deputetja e partisë së Vuçiqit – ndihmohet nga nipi i Slobodan Milosheviqit

Seancën e parë konstituive të Parlamentit të Serbisë do ta udhëheq Nada Matsura ndërsa do të ndihmohet nga Marko Millosheviq.

Seanca e parë e Kuvendit të Serbisë do të drejtohet nga mjekja në pension, Nada Matsura, e cila është deputetja më e vjetër e parlamentit.


Ish-zëdhënësja e Emergjencës, e cila u bë e famshme për këshillat e çuditshme shëndetësore, më 28 janar do të mbushë 76 vjet.

Mandatin parlamentar e siguroi përmes listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” e Partisë Progresive Serbe (SNS), raporton N1.

Matsuri do të ndihmohet nga një prej deputetëve më të rinj nga katër listat zgjedhore që fituan numrin më të madh të mandateve parlamentare dhe njëri prej tyre do të jetë Marko Milosheviq, nipi i ish-presidentit të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, kriminelit të ndjerë, Slobodan Milosheviq.

Milosheviqi u zgjodh deputet i listës “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” (SPS) ndërsa ka lindur më 14 janar të vitit 1999.

Më e reja ndër deputetet e sapozgjedhur është Nastasja Bakoviq, e cila vjen nga koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, e lindur më 1 nëntor të vitit 1999.

Ndryshe, seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë e thërret kryetari i Kuvendit të kaluar. Seanca mbahet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, përkatësisht deri më 12 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca e ndarë politikisht - si do ta sfidojë stabilitetin e BE-së

Franca e ndarë politikisht - si do ta sfidojë stabilitetin e BE-së

Evropa
Policia bastisi banesën e gruas shtatzënë në Iowa - ajo raportoi se e kërcënonte ish i dashuri, por gjithçka përfundoi keq për amerikanen

Policia bastisi banesën e gruas shtatzënë në Iowa - ajo raportoi se e kërcënonte ish i dashuri, por gjithçka përfundoi keq për amerikanen

Amerika
Dënohet infermierja britanike, vrau shtatë foshnja - mësohet se si i kreu krimet çnjerëzore

Dënohet infermierja britanike, vrau shtatë foshnja - mësohet se si i kreu krimet çnjerëzore

Evropa
Harris beson se ajo duhet ta zëvendësojë Bidenin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Harris beson se ajo duhet ta zëvendësojë Bidenin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Amerika
SHBA me ndihmë të re prej 2.13 miliardë eurove për Ukrainën - po realizohen kërkesat e Zelenskyt

SHBA me ndihmë të re prej 2.13 miliardë eurove për Ukrainën - po realizohen kërkesat e Zelenskyt

Evropa
Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin - punonjësit indonezian u tronditën kur panë tri krokodila

Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin - punonjësit indonezian u tronditën kur panë tri krokodila

Azia
Kalo në kategori